Kina e gatshme të pranojë vizitë të kryengritësve libian

Pekin, 9 qershor 2011 (MIA) - Kina sot kumtoi se është e gatshme ta pranojë vizitën e kryengritësve libian të cilët dëshirojnë ta mposhtin nga qeveria liderin libian Moamer Gadafin.

"Të gatshëm jemi ta pranojmë vizitën e përfaqësuesve të Këshillit Kombëtar Kalimtar në një të ardhme të afërt", deklaroi Çen Slaodong", drejtor për Azinë dhe Afrikën Veriore në MPJ-në e Kinës, transmetuan mediat shtetërore kineze.

Ministri i Punëve të Jashtme të KKK-së Abdelati Obeidi e vizitoi Kinën si "përcjellës special"  në qeverinë e tij, përderisa diplomati kinez i stacionuar në Egjipt e vizitoi bastionin e kryengritësve libian - Bengazin, kumtoi MPJ-ja kineze në fillim të javës.

Kina javën e kaluar konfirmoi se ambasadori i tij në Katar u takua me Mustafa Abdil Xhalil, de fakto lideri politik i kryengritësve libian, dhe ai ishte takim i parë zyrtar i konfirmuar të personave zyrtar kinez me forcat të cilët luftojnë në Libi kundër regjimit të Gadafit.

Hapja ndaj kryengritësve është kthesë për Kinën, e cila asnjëherë nuk ka qenë e afërt me Gadafin, por në përgjithësi përpiqet ta shmangë numërimin në njërën nga anët në konfliktin e brendshëm në këtë shtet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail