Rasmusen: Pas rrëzimit të Gadafit punët në Libi do t'i ndërmarrë KB-ja

Londër, 16 qershor 2011 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders fog Rasmusen sot deklaroi se pas rrëzimit të liderit Moamer Gadafi nga pushteti, KB-ja duhet ta ndërmarrë rolin e kryesuesit në përcaktimin e së ardhmes së Libisë, pa prezencën e forcave tokësore të Aleancës në territorin e saj, njofton korrespondenti i MIA-s nga Londra.

Në një intervistë për "Gardianin" londinez, Rasmusen thotë se vlerëson se NATO-ja është e aftë "ta shtyjë deri në fund" misionin e vet në Libi për "mbrojtjen e popullatës civile dhe ta shtyjë Gadafin të hiqet nga pushteti", por shprehu pakënaqësi për shkak të jehonës së vogël të vendeve-anëtare evropiane të Aleancës në operacionin libian.

Ai përkujton se edhe krahas asaj që SHBA-ja u tërhoq nga udhëheqësia e operacionit, amerikanët edhe tani kanë kontribut shumë më të madh në operacion sesa evropianët të cilët përndryshe duhet ta udhëheqin misionin në Libi.

Reagimi i Rasmusent vjen pas paralajmërimit të sekretarit shtetëror amerikan Robert Gejts se Aleanca po ballafaqohet me joperspektivë nëse vazhdon trendi i ndarjes jo të barabartë i ngarkesës dhe obligimeve të vendeve-anëtare.

"Amerikanët kanë të drejtë kur pyesin se pse ata duhet edhe më tej vetë të mbajnë llogari për paqen ndërkombëtare dhe për stabilitetin në botë", thotë Rasmusen, duke paralajmëruar për disparitetin gjitnjë e më të madh midis buxheteve ushtarake amerikane dhe evropiane.

Investimi jo i barabartë në mbrojtje dhe ulja e shpenzimeve për qëllime ushtarake mund të shkaktojë në të ardhmen e afërt SHBA-ja dhe aleatët e NATO-s të mund të luftojnë pranë njëra tjetrës, shton Rasmusen.

Ai përkujton se para dhjetë viteve amerikanët në NATO merrnin pjesë me gjysmën e mjeteve për pajisje dhe armatim, ndërsa tani pjesëmmarrja e tyre është rritur në 75 për qind, ndërsa të tjerat vetëm me një të katërtën e shpenzimeve.

Në afat më të gjatë, kjo mund të shkaktojë dobësim të Aleancës, thotë për "Gardianin" sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail