
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Evropë
BE-ja pa marrëveshje për çështjen e emigrantëve ilegalë
Bruksel, 8 maj (MIA) - Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian nuk arritën që të merren vesh për kohën për të cilën emigrantët ilegalë duhet të përqëndrojnë dhe tu ndalohet hyrja përsëri.
Media perëndimore komentojnë se ky është një dështim për Unionin për ta zgjidhur çështjen e emigrimit.
BE-ja arriti miratim paraprak muajin e kaluar kur mundësoi- 18 muaj qëndrim të emigrantëve ilegalë dhe ndalim gjashtëvjeçar për kthim në territor të Unionit. Por, disa nga shtetet u deklaruan dje - kundër marrëveshjes, atëher kur duhej të nënshkruhet.
"Nuk ka marrëveshje. Mbi 10 shtete shprehën rezervim, që është shumë," deklaroi për mediat perëndimore një diplomat nga BE-ja.
Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe emigrantëve ilegalë dje protestuan në Bruksel kundër afatit 18-mujor dhe ndalimit për kthim.
Mbi tetë milionë emigrantë ilegalë jetojnë në Unionin. Mbi 200.000 prej tyre janë mbajtur në gjysmën e parë të vitit 2007, kurse më pak se 90.000 janë dëbuar. BE- ja tash më tre vite po përpiqet që të gjejë zgjidhje për çështjen.
|
|
|
 |
|
![]() |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
 |
WEBmail |
|
|
|
|
|
|