
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Evropë
Euroja e ruan rritjen e ekonomisë, por i bllokon reformat në eurozonë
Londër, 8 maj (MIA) - Euroja arriti ta ruajë rritjen e ekonomisë në vendet që e pranuan si valutë të veten, por i bllokoi reformat që duheshin të bëhen, shkruan gazeta britanike "Fajnenshëll Tajms", duke iu referuar raportit të Komisionit Evropian me rastin e njëvjetorit të hyrjes së valutës së përbashkët europiane.
Siç transmetoi korrespondenti i MIA-s nga Londra, KE-ja në raportin e vet thekson se euroja i ka anë të mira të saj, sepse ka shumë ndikim në zhvillimin ekonomik në Union.
Në eurozonë me sukses po ruhet rritja ekonomike prej dy për qind, është shënuar infalcioni i vogël dhe ulje e shkallës kamatore, ndërsa prej vitit 1999 në hapësirën e unionit monetar evropian janë krijuar 16 milionë vende pune.
Komisioni Europian në raportin, gjithashtu, brengoset që Unioni dhe euroja shërbyen si mbrojtje dhe mbulim të nevojave të pambaruara dhe të anuluara, edhe pse të rënda dhe të sëmura, reformat strukturore dhe ndryshimet që vendet duheshin t'i bënin.
Gazeta thekson që që nuk dihet se çfarë do të sjellë ardhmëria në vendet e rajonit të euros, por me atë nuk merret as raporti i KE.
"Fajnenshëll Tajms" parajalmëron se valuta e përbashkët dhe unionit monetar i përgjithshëm do të jenë në një test serioz por me probleme me të cilat po ballafaqohet Spanja, si dhe me vështirësitë që tashmë i trondisin Greqinë dhe Irlandën.
|
|
|
 |
|
![]() |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
 |
WEBmail |
|
|
|
|
|
|