
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Evropë
Europarlamentarët po i shqyrtojnë të drejtat e njeriut në botë në vitin 2007
Bruksel, 8 maj (MIA) - Parlamenti europian sot me shumicë të madhe e miratoi raportin për të drejtata e njeriut në botë në vitin 2007, njoftoi pres-shërbimi i PE-së.
Në të përshëndetet parimi i KB-së për moratorium ndaj dënimit me vdekje, ndërsa në të njejtën kohë i kushtohet vëmendje e posaçme Kinës, Iranit dhe Rusisë, ku vazhdojnë të ekzistojnë probleme me respektimin e të drejtave themelore të njeriut.
Raporti i i deputetit italian Marko Kapato (ALDE) për të drejtat e njeriut në botë dhe politika e BE-së në këtë sferë është miratuar sot në seancën plenare të PE-së me 533 vota "për", 63 "kundër" dhe 41 "të përmbajtur".
Në dokument theksohet se parimi për padhunë është instrumenti më i përshtatur për garantimin e të drejtave të njeriut dhe shtrirja e tij duhet të shndërrohet në qëllim prioritar të BE-së në këtë fushë.
Dënimi me vdekje është njëra prej temave kryesore, të cilat i shqyrton raporti. Parlamenti Europian e përshëndeti miratimin në dhjetor të vitit 2007 në rezolutën e KB-së, e cila bën thirrje në moratorium ndaj dënimit me vdekje.
Deputetët shpresojnë se do të arrihet zhdukje e dënimit me vdekje në Europë dhe heqjen e saj në tërë botën.
Europarlamentarët i bënë thirrje kryesisë së BE-së që t'i nxisë Italinë, Letoninë, Poloninë dhe Spanjën, ta ratifikojnë Protokolin për dënim me vdekje në kuadër të Konventës Europiane për mbrojtej të të drejtave të njeriut dhe liritë themelore. Ato janë vendet e fundit anëtare të BE-së, të cilat ende nuk iu kanë bashkangjitur asaj.
|
|
|
 |
|
![]() |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
 |
WEBmail |
|
|
|
|
|
|