
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Evropë
Dimitrij Medvedev e nënshkroi dekretin për emërimin e Vlladimir Putinit për kryeministër të Rusisë
Moskë, 8 maj (MIA) - Presidenti i Rusisë, Dmitrij Medvedev, e nënshkroi dekretin për emërimin e Vlladimir Putinit për kryeministër, transmeton ITAR TASS, duke iu referuar kumtesës së pres-shërbimit të Kremlinit.
"Në pajtim me nenin 83, pika "a" e Kushtetutës së Federatës së Rusisë, Vlladimir Vlladimiroviç Putin emërohet për kryetar të Qeverisë së Federatës Ruse", thuhet në dokument.
Dekreti hyn në fuqi me ditën e nënshkrimit të tij.
Sipas Kushtetutës, kryeministri një javë pas emërimit të shefit të shtetit duhet t'ia prezantojë strukturën organeve federale për pushtetin ekzekutiv, si dhe kandidaturat për zëvendëskryeministra dhe ministra në kabinetin e ri.
Kandidatura e Vlladimir Putinit për kryeministër të Rusisë paradite është miratuar nga Duma shtetërore me 392 deputetë "për", 56 "kundër", dhe asnjë deputet të "përmbajtur".
|
|
|
 |
|
![]() |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
 |
WEBmail |
|
|
|
|
|
|