
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Evropë
Rusia sot e shënon 63-vjetorin e fitores të Luftës së Dytë Botërore
Moskë, 9 maj (MIA) - Rusia sot e shënon 63 vjetorin e fitores kundër fashizmit në Luftën e Dytë Botërore ose sipas terminologjisë ruse në Luftën e Madhe për Atdheun (1941-1945).
Në ditën e fitores në sheshin e Kuq në Moskë do të mbahet paradë ushtarake në të cilën do të marrin pjesë mbi tetë mijë ushtarë dhe oficerë, një numër i madh i teknikës ushtarake, helikopterë dhe aeroplanë.
Në orën 19 sipas kohës lokale ( në orën 17 sipas kohës së Evropës së Mesme) Rusët me një minutë heshtje do tu shprehin nderime viktimave të rëna në luftën kundër fashizmit.
Për ruajtjen e sigurisë gjatë kohës së solemnitetit janë angazhuar 200 mijë policë dhe mbi dhjetë mijë ushtarë.
Ish - Bashkimi Sovjetik ka humbur më shumë viktima në Luftën e Dytë Botërore, ndërsa sipas disa të dhënave numri i tyre ka arritur 27 milionë.
|
|
|
 |
|
![]() |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
 |
WEBmail |
|
|
|
|
|
|