
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Evropë
Sesioni pranveror i NATO-s
Bruksel, 14 maj (MIA) - Në Bruksel sot filloi sesioni pranveror i Komitetit Ushtarak të NATO-s, në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues të vendeve-anëtare të Aleancës dhe vendeve- partnere.
Në sesion, për herë të parë shefat e shtabeve të përgjithshme të vendeve të cilat nuk janë anëtare të Aleancës Veriatlantike, por japin kontributin në operacionet e NATO-s, do të marrin pjesë në diskutimet.
Në sesionin pranveror do të bisedohet për operacionet e NATO-s në Afganistan dhe në Kosovë, si dhe për operacionet e sigurimit dhe stabilitetit në rajonet e tjera, siç është Mediterani dhe për vendimet ushtarake të marra në samitin në Bukuresht.
Vëmendje e posaçme do t'i kushtohet këshillit Euroatlantik për partneritet me përfaqësues të Dialogut mesdhetar për përforcimin e bashkëpunimit ushtarak, me Ukrainën dhe Rusinë.
Në të njëjtën kohë po mbahet mbledhja e komitetit Ushtarak të Bashkimit Evropian. Të dy forumet do të zgjasin deri më 17 maj.
|
|
|
 |
|
![]() |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
 |
WEBmail |
|
|
|
|
|
|