E Enjte, 15.05.2008

  IDIVIDI Meny
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Shqip / Evropë

Ish-komandant i ETA-s dënohet me 15 vjet burgim

Paris, 15 maj (MIA) - Gjykata në Paris e dënoi mbrëmë ish-komandantin ushtarak të ETA-s Huan Ibon Fernandes Iradi i quajtur Susper me 15 vjet burgim, vetëm tre muaj prej se në Francë i është shqiptuar edhe dënim prej 30 vite burgim.

Dënime prej pesë deri më 12 vjet burgim iu janë shqiptuar mbrëmë edhe katër anëtarëve të tjerë të kësaj organizate separatiste baske, gjithashtu të akuzuar për terrorizëm.

Tridhjetë e gjashtëvjeçari Susper në shkurt u dënua me 30 vite burgim për shkak se në vitin 2001 ka shtënë ndaj policisë në jugperëndim të Francës. Ai është arrestuar në Francë në dhjetor të vitit 2002, por ka arritur të ikë nga stacioni policor, pas çka përsëri është arrestuar në dhjetor të vitit 2003.

Gjykatësi hetues shpjegoi se atentatet janë mënyrë në të cilën operon ETA, të cilës i janë shënuar 822 vrasje në luftën 40 vjeçare kundër shtetit spanjoll, ndërsa Susperi ka qenë në qendrën e rrjetit terrorist.

Gjykata ka kërkuar dënim prej 20 vjet burgim për gjykatësin kryesor dhe pesë deri në 15 vjet burgim për bashkëpunëtorët e tij.

ETA lufton për pavarësinë e Baskisë, krahinë veriore e Spanjës, dhe pjesët jugore të Francës. Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja e llogarisin ETA-n për organizatë terroriste.


Sesioni pranveror i NATO-s
Qeveria Italiane mori votbesimin në Dhomën e poshtme të parlamentit
Irani i ka parashtruar Solanës propozime për zgjedhjen e kontestit për programin bërthamor
Sërish bllokohet puna e Parlamentit ukrainas
Putini e paraqiti kabinetin e ri
Serbia e zgjodhi Europën
Vullkani Etna përsëri është aktivizuar
Presidenti portugez njoftoi se Portugalia e ka ratifikuar Marrëveshjen e Lisbonës
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Апел за помош
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
WEBmail
user:
pass:
Логирање на Web пошта
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи