
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Evropë
|
|
"Fajnenshëll Tajms": Besimi në bankat dhe në tregun financiar ende nuk është kthyer
Londër, 9 tetor (MIA) - Besimi në bankat dhe në tërë tregun financiar, ende nuk është kthyer pas publikimit të pakos së masave për shpëtimin e tyre nga Qeveria e kryeministrit Gordon Braun, i publikuar në të njejtën ditë kur bankat qendrore të Britanisë së Madhe, SHBA-së, Kanadasë, Zvicrës dhe Suedisë, si dhe Banka Qendrore Evropiane publikuan se do t'i ulin shkallët kamatore për 0,5 për qind, shkruan "Fajnenshëll Tajms".
Sipas gazetës londineze, transmeton korrespodenti i MIA-s nga Londra, hapi i tillë, i cili shënohet si hap pa precedent, është bërë që të ulet rreziku nga ajo që kriza bankare të shndërrohet në recesion të thellë global.
Ekspertët britanikë financiarë, megjithatë, thonë se investitorët ende druajnë, ndërsa aksionet vazhdojnë të shkojnë lart-poshtë, sepse druajnë nga mundësia që bankat amerikane ende të jenë të papastruara nga kreditë e këqija hipotekare, të cilat edhe e ngritën tërë krizën.
Mediat britanike paralajmërojnë se pakoja e masave të Qeverisë, nuk peshon 50 miliardë funta sa shënon intervenimi i drejtpërdrejt shtetëror në tetë bankat më të mëdha të vendit për rikapitalizimin e tyre, por që do të arrijë deri në 500 miliardë funta, kur asaj do t'i shtohen edhe garancitë qeveritare për mirëmajtje të likuiditetit dhe për rezervat e bankave.
Gjatë promovimit të djeshëm të pakos së masave, kryeministri Gordon Braun, përmendi se janë ndarë edhe deri 200 miliadrë funta si shemë e posaçëme për mbajtjen e likuiditetit, që do të jenë tek Banka Qendrore, si dhe 250 miliardë funta të tjera, në lloj garance qeveritare, për huazime nëdrbankare. Por ato do të shkojnë në ngarkesë të detyrimeve britanike tatimore vetëm nëse dështojë, e kryeministri Braun dhe ministri i Financave Alister Darling pjesën kryesore të operacionit për shpëtim e orientojnë drejt parave të ndara për rikapitalizim.
Kryeministri britanik sot në mëngjes në deklaratën televizive, insistoi, se intervenimi i drejtpërdrejt është ajo që e kushton pjesën kryesore të masave dhe se ajo është që tani u është lënë në barë njerëzve.
Ai paralajmëroi se në ditët e ardhshme do të shëtisë nëpër britaninë e Madhe në tentim që ta shpjegojë më mirë këtë, siç tha, masa e pashmangshme, me të cilën, duke i shpëuar bankat shpëtohet edhe ekonomia vendore.
Gazeta londineze "Tajms", tërë operacioinin e Qeverisë e emëron si "spektakulare dhe pa precedent", duke konfirmuar se bëhet fjalë për shpëtim të kapitalizmit, e jo zëvendësim i saj me socializmin, siç disa e emërojnë nacionalizimi i pjesërishëm i tetë bankave më të mëdha në vend, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Londra.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|