
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Evropë
|
|
Filloi këshillimi dyditor i ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Budapest
Budapest, 9 tetor (MIA) - Me masa të mëdha të sigurisë, sot në Budapest filloi këshillimi dyditor jozyrtar i ministrave të mbrojtjes së 26 vendeve-anëtare të NATO-s, si dhe funksionarë të lartë prej 16 shteteve të tjera të cilat ngushtë bashkëpunojnë me Aleancën.
Rreth 700 delegatë do të debatojnë për misionet e NATO-s në Afganistan dhe Kosovë, për situatën në Gjeorgji dhe për të ardhmen e Aleancës.
Komiteti i përzier i NATO-Gjeorgji në nivel ministror, nesër për herë të parë do të mblidhet, ndërsa do të shqyrtohet situata në vend pas krizës në Osetinë Jugore.
Në takimin morën pjesë edhe ministrat e mbrojtjes të Kroacisë dhe Shqipërisë, vende të cilat së shpejti do të bëhen anëtare të plotfuqishme të NATO-s.
Hungaria dëshiron të propozojë, misioni i Aleancës në Afganistan të mos i paguajë vendeve-anëtare, por shpenzimet të mbulohen nga fondi i përbashkët, ndërsa për këtë kryeministri Ferenc Gjurçani personalisht do ta informojë sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jap de Hop Shefer.
Qendra e Budapestit tërësisht është bllokuar, ndërsa në të qasje kanë vetëm punonjësit në tre hotele në të cilat mbahet takimi dhe njerëzit të cilët këtu jetojnë.
Policia i paralajmëroi banorët, të mos i hapin dritaret dhe të mos dalin në ballkonet e tyre, ndërsa në qoftë se këtë e bëjnë të mos bëjnë lëvizje të dyshimta.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|