E Martë, 14.10.2008

  IDIVIDI Meny
Клуб на пријатели
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Shqip / Evropë

Inflacioni në Britaninë e Madhe më i madh në 16 vitet e fundit

Londër, 14 tetor (MIA) - Inflacioni në Britaninë e Madhe në fund të shtatorit ka arritur 5,2 për qind, kumtoi sot Statistika shtetërore, duke sqaruar se bëhet fjalë për nivel më të madh inflator në 16 vitet e fundit, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Londra.

Në fund të gushtit inflacioni ka arritur 4,7 për qind. Qeveria britanike parashikonte që inflacioni në vend të mos jetë më i lartë se dy për qind.

Si shkak kryesor për kërcimin kaq të lartë të inflacionit, më të madh nga viti 1992, theksohet shtrenjtimi i gazit për plot 50 për qind, i energjisë elektrike për 30 për qind, si dhe rritja e çmimeve e produkteve kryesore ushqimore.

Ekspertët ekonomikë britanikë thonë se inflacioni me rritjen e këtillë "me siguri e ka arritur majën e vet".

Parashikimi i këtillë shpjegohet me stagnimin e vërejtur të rritjes së çmimeve të ushqimit mes gushtit dhe shtatorit, si dhe me lirimin e naftës dhe benzinës.

Si faktor qetësues, i cili do të mund të ndihmojë për frenimin e inflacionit sqarohet vendimi i Bankës qendrore i Britanisë së Madhe që ta zvogëlojë kamatën bazë për 0,5 për qind javën e kaluar. Në Londër pritet kjo të përsëritet edhe një herë në muajin e ardhshëm.


Takime të shefave të policive të BE-së në Francë
Vendet e euro-zonës aprovuan plan aksionar për krizën financiare
Bilanci i viktimave në tërmetin në Çeçeni arriti 13 vetë
Gjykata administrative e qarkut në Kiev e ndaloi dekretin e presidentit për shpërbërjen Parlamentit të Ukrainës
Sarkozi: Evropa mund ta ruaj unitetin vetëm nëse Franca dhe Gjermania bashkpunojnë
Tërmet e goditi Rusinë Jugore
Timoshenko: Në Ukrainë nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme
Shefer: Ende është herët të flitet për përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë
vibe tribe
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
 
корисничко име
лозинка
WEBmail
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи