
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Evropë
|
|
Gardian: Nuk është koha që Britania tani të inkuadrohet drejt eurozonës
Londër, 14 tetor (MIA) - Nuk është koha që tani Britania të inkuadrohet drejt eurozonës, spse edhe vetë ekzistimi i valutës së përbashkët të Bashkimit Evropian do të gjendet në tundim të madh dhe sprovë të vështirë në kushte të krizës aktuale financiare dhe ekonomike, shkruan "Gardian".
Siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Londra, gazeta thotë se ekzistojnë argumente të fuqishme për refuzimin nga funti, për llogari të euros, duke zbuluar se për një operacion të tillë politiko-financiar ka kërkesë në "rrethe të caktuara politike" në vend.
Argumentet e tyre fillojnë nga ajo se ekonomia britanike është aq shumë e harmonizuar me ekonominë e vendeve të eurozonës, si paralagje e Frankfurtit, se kriza e tanishme tregon se valutat e pavarura janë më humbëse për stabilizimit financiar, si dhe ajo se modeli anglo-sakson i kapitalizmit është shumë i diskretuar, e tani më mirë do të ishte që Britania të "fshihet" në eurozonën.
Euroskeptikët britanikë, megjithatë, paralajmërojnë se së pari duhet të shihet se nëse euroja do ta përjetojë "krizën më të madhe financiare në 80 vitet e fundit", si dhe ajo se nëse në kohëra të vështira për ekonominë, siç janë të tashmet, është tejet e mundshme të ekzistojë valutë e përbashkët dhe unike, jashtë nga një union politik.
Sipas Gardianit, shumë dallime dhe zënkave ndërshtetërore midis vendeve më të mëdhaja anëtare të BE-së dhe eurozonës, i kanë paraprirë arritjes së marrëveshjes në samitin në Paris, fundjavën e kaluar, për masat e përbashkëta që duhet të ndërmerren për tejkalimin e krizës së tanishme bankare dhe financiare.
Bursat nëpër Evropë ditëve të kaluara treguan se Bashkimi Evropian, për dallim nga SHBA-ja, për shembull, nuk është shtet unitar, si dhe në atë se asnjë valutë nuk ka mbijetuar pa ekzistimin e unionit politik, thotë gazeta londineze.
Kryeministri britanik Gordon Braun në kohën kur ishte ministër i Financave në tre Qeveritë e kaluara të Toni Blerit, e kundërshtonte idenë për ndryshim të funtit për euron dhe për hyrje të vendit në eurozonën, duke e shpjeguar këtë me mosekzistimit të kushteve ekonomike dhe financiare për një integrim të tillë të Britanisë në Evropë.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|