Gripi i ri po përhapet nëpër Europë

Shkup, 5 nëntor (MIA) - Pas lajmit se në Slloveni vdiq viktima e parë nga gripi i ri, rritet interesimi i vaksinave në vend, njoftoi agjencia sllovene STA.

Pacientja, të moshës midis 50 dhe 60 vjeç, janë pranuar të premten në Qendrën Klinike të Lubjanës dhe gjendja e saj shpejtë është përkeqësuar.

Numri i njerëzve, të cilët dëshirojnë të vaksionohen, tash në mënyrë drastike është rritur dhe sot do të vendoset linja e tretë telefonike, në të cilën ato do të informohen për këtë çështje.

Vaksinimi i popullatës në qendrat shëndetësore të Lubjanës filloi këtë javë dhe deri tash është shfytëzuar gjysma e dozës  nga dërgesa e parë e vaksinës.

Deri tash në Slloveni janë regjistruar 282 raste të sëmurëve nga gripi i ri.

Në Bjellorusi janë regjistruar shtatë rastet e para të vdekjes, të shkaktuara nga infektimi i virusit të ri të gripit A(H1N1). Kanë vdekur njerëz, të cilët janë kthyer në vendin e tyre pas udhëtimit jashtë vendit. Në vend janë regjistruar gjithsej 85 raste nga infektimi i virusit të ri të gripit.

Presidenti Aleksandar Lukashenko deklaroi se pandemia nga gripi i ri është provokim nga ana e kompanive farmaceutike, të cilat sipas tij, "dëshirojnë të fitojnë të holla në shpinën e vuajtjes njerëzore".

Presidenti bjellorus e drejtoi akuzën gjatë arritjen në Kiev, ku është për vizitë deri nesër. I pyetur nëse druan nga infektimi në Ukrainë, ku ka epidemi të gripit, Lukashenko u përgjigj:  "Nga çka të druajë? Duhet të qetësohem dhe të vazhdoj të jetoj si zakonisht".

Presidenti i Ukrainës Viktor Jushçenko, e akuzoi kryeministren Julija Timoshenko, për pakujdesi gjatë paraqitjes së epidemisë të gripit A në pjesën perëndimore të vendit, sepse ka organizuar miting në të cilin janë mbledhur mbi 10.000 persona që e ka zmadhuar rrezikun nga përhapja e sëmundjes. "Ajo në mënyrë drastike e ka zmadhuar rrezikun nga përhapja e infektimit me gripin e ri", tha ai. Jushçenko kërkoi fillim të hetimit kundër personit të panjohur në lidhje me epideminë.

Nga tetori në Ukrainë ka epidemi të gripit dhe sëmundjeve të frymëmarrjes, e cila filloi në pjesën perëndimore të vendit. Veçmë gjysëm milionë e popullatës ukrainase janë sëmurë. Gripi mori jetat e 86 personave. Pohohej se në 22 për qind nga rastet bëhet fjalë për infektim me virusin e ri të gripit. Tani për tani, ndërrmjet asaj, janë vërtetuar vetëm pesë raste të vdekjes si pasojë e virusit A(H1N1).

Dje Italia publikoi gjashtë raste të reja të vdekjes si pasojë e gripit të ri. Gjithsej në vend të vdekur janë 24. Të sëmurë të ri janë dy djem - të moshës 14 dhe 17 vjet nga rajoni i Torinos, një burrë i moshës 26 vjet nga rajoni i Salernos, vajzë 18 vjeçare nga Roma, një burrë i moshës 58 vjeçare nga qyteti në afërsi të Romës dhe vajzë 11 vjeçare nga Monca.

Tek mbi dy milionë grekë ekziston mundësia të infektoen nga virusi i ri i gripit A(H1N1) për kohë të shpejtë, kur pritet bum pandemik në vend që do të zgjasë rreth gjashtë javë, njoftoi radioja Athina, duke u referuar në Këshillin Nacional pandemik i cili ka mbajtur mbledhje mbrëmë.

Autoritetet shëndetësore në Greqi ftojnë për vaksinim masiv të popullatës. Kampanja do të fillojë më 16 nëntor. Qendrat për vaksinimin e qytetarëve do të punojnë çdo ditë të javës.

Edhe krahas rasteve të regjistruara të vdekjes, autoritetet bindin se nuk ka rrezik nga përhapja e virusit të ri të gripit. Hulumtimi në shtyp tregon se numër më i madh i grekëve janë skeptikë ndaj vaksinës.

Në më shumë shkolla është shpallur pushim për shkak të gripit.

Tek një fëmijë nga Mitrovica është izoluar virusi H1N1, që është rasti i parë i vërtetuar i sëmundjes nga gripi i ri edhe në territorin e Kosovës, deklaroi mbrëmë drejtorja e spitalit në atë qytet, Milena Cvetkoviq.

Ajo në deklaratën për radion lokale, theksoi se fëmija është dërguar në shërim shtëpiak dhe ndjehet mirë.

Cvetkoviq potencon se kundrejt përhapjes së gripit të ri në Mitrovicë, nuk ka vend për panikë dhe se do të ndërrmerren të gjitha mjetet e duhura epidemike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail