Dy viktima të reja të gripit të ri në Kiev

Kiev, 5 nëntor (MIA) - Në kryeqytetin ukrainas, Kiev janë konfirmuar dy raste të vdekjes nga gripi i ri pandemik i llojit A (H1N1), deklaroi sot mjeku kryesor sanitar i Kievit, Anatolij Ponomarenko.

Ai theksoi se rast i vdekjes si pasojë e sëmurjes nga gripi i ri është konstatuar tek një burrë në njërin nga spitalet ushtarake, përderisa viktima e dytë është grua, e cila me gjatësi prej 160 centimetrash dhe peshë prej 200 kilogramëve, ka pasur edhe sëmundje të tjera kronike.

Kryetarja e Këshillit parlamentar për mbrojtjen e shëndetit, Tatjana Bahtejeva theksoi se në Ukrainë, nga gripi i ri dhe infekcione të tjera akute respiratore, deri më tani kanë vdekur 96 persona.

Bahtejeva para deputetëve në Parlament - Rada supreme, deklaroi se prej 96 rasteve të vdekjes si pasojë e gripit, kanë vdekur gjashtë mjekë, shtatë gra shtatzëna dhe nëntë fëmijë të vegjël.

Kryeministrja ukrainase, Julija Timoshenko në rajonin Cernovicka, ku po merr pjesë në një mbledhje kushtuar luftës kundlr gripit të ri, deklaroi se epidemia në Ukrainë ka arritur nga vendet nga Evropa.

"Përse rajonet perëndimore tek ne u gjendën në situatë më të komplikuar? Sepse për momentin kur tek ne po fillonte epidemia në venet-anëtare të Bashkimit Evropian tashmë ishte konstatuar se nga gripi i ri kishin vdekur 250 persona", tha Timoshenko.

Ajo e kundlrshtoi vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend për shkak të peidemisë së gripit të ri. "Kur ekziston tejkalim i pragut epidemiologjik, vendoset karantinë dhe ajo është gjendje e jashtëzakonshme mjekësore, e domoadoshme që të angazhohen të gjitha protokollet e aktiviteteteve organizative dhe aksionet mjekësore", theksoi ajo.

Epidemia e gripit të ri në Ukrainë është shpallur nga funsi i muajit të kaluar, ndërsa në nëntë rajone perëndimore është shpallur karantinë. Në vend nuk po mbahen manifestime masive, ndërsa shkollat janë mbyllur për tre javë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail