Në Ukrainë filloi raundi i dytë i zgjedhjeve për president

Kiev, 7 shkurt (MIA) - Në Ukrainë sot filloi raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në të cilat votuesit do të përcaktohen për liderin opozitar Viktor Janukoviç ose për kryeministren aktuale Julia Timoshenko.

Të dy kandidatët angazhohen për integrime evropiane me përmirësim të njëkohshëm të marrëdhënieve me Moskën.

Analistët janë me qëndrim se është e mundur fitore e ngushtë e Janukoviçit, por Timoshenko kërcënohet se do t'i bëjë thirrje ithtarëve për protesta nëse vlerëson se në zgjedhje ekzistojnë parregullsi.

Presidenti ukrainas Viktor Jushçenko i nënshkroi ndryshimet e kontestuara në ligjin për zgjedhjet, të premtën. Ndryshimet, të miratuara me shumicë të madhe në sesionin e jashtëzakonshëm të Radës Supreme, u lejojnë komisioneve zgjedhore të mblidhen edhe gjatë mospasjes së kuorumit.

Në Ukrainë janë hapur 38.000 vendvotime dhe secila është e udhëhequr nga komisioni zgjedhor, anëtarët e të cilave nominohen nga partitë e prezantuara parlamentare. Para dyshimeve në ligjin për komisionet zgjedhore mundeshin ta aprovojnë numërimin e votave dhe të regjistrojnë ankesa vetëm me shumicë prej dy të tretës së anëtarëve.

Pas fuqisë së ndryshimeve në zgjedhjet e ardhshme, komisionet do të aprovojnë vendime me shumicë prej 50 për qind plus një anëtar.

Kryeministrja Julia Timoshenko, kandidate për funksionin e presidentit, i përcaktoi ndryshimet si "fund i demokracisë në Ukrainë".

Ndryshimet në ligj e marrin mundësinë e përfaqësuesve të Timoshenkos në komisionet, të cilët zakonisht përbëhen rreth 35-40 për qënd nga përbërja, të bllokojnë vendime, duke refuzuar të votojnë.

Janukoviç deklaroi se "ndryshimet në ligj janë të domosdoshme, që ta pengojnë Timoshenkon t'i sabotojë zgjedhjet, pasi u urdhëroi njerëzve të saj në komisionet zgjedhore të përmbahen nga votimi".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail