Avantazhi i Janukoviçit para Timoshenkos prej 2,74 për qind të votave

Kiev, 8 shkurt (MIA) - Avantazhi i liderit opozitar Viktor Janukoviç në zgjedhjet e djeshme presidenciale në Ukrainë është për 2,74 për qind para kryeministres Julia Timoshenko, nga numërimi i 87,3 për qind të votave, kumtuan agjencitë botërore, duke iu referuar Komisionit qendror zgjedhor.

Për Janukoviçin kanë votuar 48,54 për qind, ndërsa për Timoshenkon 45,80 për qind e votuesve.

Mbrëmë rezultatet nga anketat e dala nga agjencia "Risërç end brending grup" treguan se Viktor Janukoviç fitoi në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë me 50,26 për qind të votave, përkundër 44,2 për qind për Julia Timoshenko.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale parashikimet e kësaj agjencie ishin më afër me rezultatet përfundimtare.

Anketa u bë me porosi të kanalit televiziv "Ukraina" dhe përfshiu 10.000 persona në mbi 500 vendvotime. Gabimi i metodit statistikor nuk i tejkalon dy për qind.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail