Timoshenko asnjëherë nuk do ta pranojë legjitimitetin e fitores së Janukoviçit

Kiev, 9 shkurt (MIA) - Julia Timoshenko vendosi të mos e pranojë fitoren e Viktor Janukoviçit në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë, kumtoi ITAR-TASS.

Ajo këtë e ka deklaruar në seancën e sotme të fraksionit parlamentar të BJUT (Blloku i Julia Timoshenkos).

"Asnjëherë nuk do ta pranoj legjitimitetin e fitores së Janukoviçit me zgjedhje të këtilla", ka deklaruar ajo dhe avokatëve të saj u ka dhënë detyrë që të përgatiten për ankesë gjyqësore të rezultateve nga votimi.

Si një nga variantat ajo ka përmendur edhe revokimin e rrethit të tretë të zgjedhjeve.

Në seancën e fraksionit, zëvendës-kryetari i Parlamentit, Nikollaj Tomenko dhe një pjesë e fraksionit të BJUT-it janë shprehur për njohjen e fitores së Janukoviçit dhe kalimin e Timoshenkos në opozitë, por shumica ka vendosur të luftojë me fitoren gjyqësore të Timoshenkos.

Deputeti i BJUT-it, Oleg Lashko mbrëmë deklaroi se Blloku i Julia Timoshenkos në gjykatë dhe në komisionet zgjedhore do të parashtrojë ankesë për rezultatet e zgjedhjeve për president, të cilat u mbajtën më 7 shkurt. Sipas tij, në BJUT vlerësojnë se në rajonin e Donjeckës dhe Luganës, si dhe në Krim, në dobi të kandidatit të Partisë së Rajoneve janë falsifikuar pothuajse një milionë fletëvotime. Ai shtoi se BJUT tani po grumbullon materiale për shkeljet në procesin zgjedhor dhe me to do të drejtohen deri tek gjykata për ankesë.

Sipas të dhënave të KQZ-së nga 99,58 për qind të protokolleve të përpunuara elektronike nga komisionet e ndara zgjedhore Janukoviç në rrethin e dytë ka fituar 48,83 për qind të votave, ndërsa Timoshenko - 45,59 për qind, ndërsa 4,37 për qind nuk e kanë mbështetur asnjë kandidat.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail