Janukoviç: Timoshenko duhet ta pranojë disfatën zgjedhore

Kiev, 9 shkurt (MIA) - Julija Timoshenko duhet ta njohë disfatën e saj në zgjedhjet presidenciale, deklaroi lideri i Partisë proruse të rajoneve dhe fituesin e zgjedhjeve, Viktor Janukoviç në intervistën për televizionin amerikan CNN.

"Nëse kryeministrja Timoshenko nuk e pranon vullnetin e popullit ukrainas, nuk i njeh rezultatet e votimit dhe vazhdon ta shtyjë Ukrainën në kaos politik, atëherë ekziston rreziku që ajo të bëhet nga heroina e Revolucionit të portokalltë në ekzekutuesen e tij", paralajmëroi Janukoviç.

Para pesë viteve, Revolucioni i portokalltë imponoi anulimin e rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, në të cilat atëherë fitoi Janukoviç, dhe organizoi rreth të tretë, në të cilin mbështetjen e mori Viktor Jushçenko.

Timoshenko zyrtarisht nuk i komentoi zgjedhjet e atëhershme presidenciale, por bashkëpartiakë të saj thonë se ajo nuk e njeh rezultatin dhe planifikon të parashtrojë ankesë në gjykatë.

Pas numrimit të 99,98 për qind të votave nga fletëvotimet në rrethin e dytë të zgjedhjeve të mbajtura më 7 shkurt, Komisioni qendror zgjedhor i Ukrainës kumtoi se Janukoviç ka fituar 48,96 për qind të votave, ndërsa Timoshenko 45,47 për qind.

Pritet që rezultatet zyrtare të kumtohen nesër.

Para KQZ në Kiev po gumbullohen ithtarë të Janukoviçit, me qëllim që t'i mbrojnë rezultatet zgjedhore, deklaruan bashkëpunëtorë të liderit të Partisë së rajoneve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail