Obama dhe Sarkozi ia uruan fitoren Janukoviçit në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë

Uashington/Paris, 12 shkurt (MIA) - Presidentët e SHBA-së dhe  Francës, Barak Obama dhe Nikolla Sarkozi mbrëmë ia uruan fitoren në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë, liderit të Partisë opozitare të Rajoneve, Viktor Janukoviç.

Siç kumtoi Shtëpia e Bardhë, në bisedën telefonike me Janukoviçin, Obama i ka dëshiruar sukses në kryerjen e funksionit presidencial dhe e ka përshëndetur "fazën e re pozitive në përforcimin e demokracisë në Ukrainë".

"Presidenti Obama dërgoi urime edhe deri tek ukrainasit për rrjedhën e qetë të zgjedhjeve më 7 shkurt. Shprehja e qetë politike e vullnetit të votuesve ukrainas paraqet fazë pozitive në përforcimin e demokracisë në Ukrainë", deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs.

Ai theksoi se SHBA-ja me padurim pret që të fillojë të bashkëpunojë me presidentin e sapozgjedhur dhe ta përforcojë bashkëpunimin me Qeverinë ukrainase dhe liderët parlamentarë.

Janukoviç nga ana e tij ka deklaruar se marrëdhëniet e partneritetit në mes SHBA-së dhe Ukrainës po zvillohen mbi parimin e besimit dhe respektimit të ndërsjellë.

Në urimin deri tek Janukoviçi nga shefi i shtetit francez Sarkozi theksohet se zgjedhjet presidenciale paraqesin "fitore të demokracisë" në Ukrainë.

"Populli ukrainas e shprehu vullnetin e zgjedhjeve të lira, shumëpartiake dhe demokratike", theksohet në urimin me shkrim të Sarkozit deri tek Janukoviçi.

Janukoviç fitoi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë, duke fituar 48,95 për qind të votave derisa për kundërkandidaten e tij, kryeministren aktuale ukrainase Julia Timoshenko, janë prononcuar 45,7 për qind e ukrainasve, të cilët e shfrytëzuan të drejtën e tyre për votim. Të pavlefshme janë 5,58 për qind e votave të tjera, kumtoi dje Komisioni qendror zgjedhor ukrainas pas përpunimit të 100 për qind të materialeve nga vendvotimet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail