Tetëdhjetë e shtatë persona e kanë humbur jetën gjatë rrëzimit të aeroplanit me të cilin udhëtonte Kaçinski, fati i presidentit është i pasigurt

Smolensk, 10 prill (MIA) - Tetëdhjetë e shtatë persona e kanë humbur jetën gjatë rrëzimit të aeroplanit Tu-154, i cili fluturoi nga Varshava për në qytetin rus Smolensk, me të cilin udhëtonte edhe presidenti polak Leh Kaçinski, kumtoi Ministria ruse për Situata të Jashtëzakonshme.

Aeroplani, me të cilin kanë udhëtuar 132 udhëtarë, është rrëzuar në afërsi të aeroportit në qytetin perëndimor rus, ndërsa në vendin e aksidentit punojnë ekipet e shpëtimit. Sipas mediave polake, ekipet e shpëtimit e kanë shuar zjarrin i cili ka shpërthyer në aeroplan.

Zëdhënësi i Ministrisë polake të Punëve të Jashtme konfirmoi se aeroplani me të cilin ka udhëtuar Kaçinski ka pësuar aksident gjatë aterimit në Smolensk. Tani për tani fati i Kaçinskit dhe të bashkëshortes së tij janë të pasigurt.

Kaçinski dhe familjet e viktimave nga masakra në Katin sot duhej të marrin pjesë në ceremoninlë me të cilën shënohet 70 vjetori nga vrasja e 22 mijë oficerëve dhe intelektualëve polakë në vitin 1940 nga agjentët sovjetik në malin Katin, në afërsi të Smolenskit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail