Kaçinski e humbi jetën në aksidentin e aeroplanit, konfirmuan autoritetet ruse

Moskë, 10 prill (MIA)- Presidenti polak Leh Kaçinski e humbi jetën në aksidentin e aeroplanit në afërsi të qytetit rus Smolensk, konfirmuan mediat ruse.

Guvernatori i rajonit rus Smolens, ndërkaq, deklaroi se në aksidentin e kanë humbur jetën të gjithë udhëtarët në aeroplan Tu-154. Në aeroplan ka pasur gjithsej 231 udhëtarë, në mesin e të cilëve edhe bashkëshortja e Kaçinskt.

Aeroplani,  i cili qarkullonte në relacionin Varshavë-Smolens është rrëzuar gjatë aterimit në aeroportin në qytetin perëndimor rus për shkak të mjegullës së dendur, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë polake të Punëve të jashtme, Potor Pashkovski.

Në pistë ka pasur mjegull të dendur dhe supozohet se aeroplani ka goditur në dru, me ç'rast ka shpërtyer zjarr, i cili tashmë është shuar.

Një përfaqësues i Ministrisë ruse për Situata të Jashtëzakonshme paraprakisht deklaroi se aeroplani është rrëzuar 300 deri 400 metra nga pista e aeroportit ushtarak në Smolensk dhe se në aksidentin e kanë humbur jetën 87 persona.

Kaçinski dhe familjet e viktimave nga masakra në Katin sot duhej të marrin pjesë në ceremoninlë me të cilën shënohet 70 vjetori nga vrasja e 22 mijë oficerëve dhe intelektualëve polakë në vitin 1940 nga agjentët sovjetik në malin Katin, në afërsi të Smolenskit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail