BE dhe shumë shtete evropiane shprehën ngushëllime për vdekjen e Kaçinskit

Bruksel, 10 prill (MIA) - Bashkimi Evropian dhe shumë vende evropiane shfaqën ngushëllime për vdekjen e presidentit polak Leh Kaçinski, i cili e humbi jetën në aksidentin e aeroplanit në Smolensk në Rusinë perëndimore.

Presidenca spanjolle me BE-në shprehu solidaritet ndaj Polonisë dhe popullit të saj. Ministri spanjoll i Punëve të Jashtme Migel Anhel Moratinos deklaroi se dërgon "mesazh të solidaritetit dhe mbështetje në këtë moment të rëndësishëm për të gjithë polakët dhe të gjithë evropianët".

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se thëllësisht është e shqetësuar për shkak të vdekjes së Kaçinskit.

"Ky është një moment tragjik për Poloninë", tha ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë Gido Vestervele, i cili është për vizitë në Republikën e Afrikës Jugore.

Kryeministri britanik Gordon Braun theksoi se është i shokuar dhe tejet i shqetësuar për shkak të vdekjes së presidentit polak. "Leh Kapinski ishte njëri nga aktorët më të rëndësishëm në historinë politike bashkëkohore", tha Braun.

Italia u shpreh ngushëllime popullit dhe institucioneve të Polonisë, thuhet në kumtesën e ministrit të Punëve të Jashtme Franko Fratini.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail