Vazhdon ekpsertiza për aksidentin e aeroplanit në Smolensk

Moskë, 11 prill (MIA) - Ekipe të Komitetit hetues të prokurorisë ruse së bashku me ekpertë nga aviacioni i analizojnë përmbajtjet e kutive të zeza dhe pjesëve tjera nga aeroplani presidencial pokal Tu-154 i cili dje u rrëzua në tentim të aterojë në Smolensk në Rusi, si dhe shënimet nga bisedat të ekuipazhit me kontrollorët e fluturimit, deklaroi zëdhënësi i Komitetit, Vlladimir Markin.

Në fatkeqësinë e humbi jetën presidenti polak Leh Kaçinski dhe 95 njerëz të cilët udhëtonin me aeroplanin.

"Trupat e pajetë janë dërguar në autopsi në Moskë ku kanë filluar ekspertizat. Në vijim janë proceduart e njohjes së viktimave" shtoi Markin.

Ministria ruse e Situatave të Jashtëzakonshme kumtoi se në operacionet pas aksidentit të aeroplanit kanë marrë pjesë 882 persona me 124 njësi teknike.

Presidenti rus Dimitrij Madvedev e shpali 12 prillin Ditë zie në Rusi. Në Poloni është shpallur javë zie.

Gjereneral Valdemar Skshipçak ish komandat e forcave tokësore konsideron se gjatë organizimit të udhëtimit të delegacionit polak për në Smolensk ishte prishur procedura me të cilat ndalohet personalitetet më të rëndësishme në shtet të udhëtojnë me një aeroplan.

Urdhëri i tillë është dhënë pasi që para dy viteve në aksident të aeroplanit ushtarak pokal e humbën jetën 20 persona në mesin e të cilëve edhe anëtarë të Komandës së FUA, thotë ai.

Skshimak shprehu keqardhje që më herët nuk janë marrë masa për ripërtëritjen e aeroplanëve me të cilët udhëtojnë personalitetet më të rëndësishme të shtetit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail