Polonia një javë zie kombëtare për viktimat në aksidentin e aeroplnait ku e humbi jetën presidenti Leh Kaçinski

Varshavë, 11 prill (MIA) - Në Poloni sot filloi java e zisë kombëtare pas vdjekjes së presidentit të shtetit Leh Kaçinski. Një gjysmë shtize janë lëshuar të gjithë flamujt kombëtar.

Dhjetëra mijë njerëz para pallatit presidencial në Varshavë, me lule dhe qirinj ndahen nga presidenti Leh Kaçinski i cili e humbi jetën në aksident të aeroplanit.

Në mesin e 97 të vdekurve ka disa funskionarë të lartë.

Kaçinskin dhe bashkëshorten e tij mbrëmë i identifikoi vëllai i tij Jarosllav.

Ministri rus i Transportit Igor Levitin deklaroi se kutitë e zeza janë dhënë për analizë dhe do t'i analizojnë ekpertët rusë dhe polakë.

Kryeministri rus Vlladimir Putin paralajmëroi  hetim të shpejtë për shkaqet e aksidentit të aeroplanit. Levitin i akuzoi pilotët polakë të aeroplanit Tu-154 se kanë vepruar në mënyrë arbitrare. "Dukshmëria në vendin e fatkeqësisë ka qenë 400 metra, ndërsa përcaktimi për aterim është një mijë metra", shtoi ai.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail