Kanë përfunduar analizat forenzike të viktimave nga fatkeqësia e aeroplanit në Smolensk

Moskë, 12 prill (MIA) - Të gjitha analizat forenzike mbi trupat e personave të pajetë në fatkeqësinë e aeroplanëve në Smolensk kanë përfunduar, ndërsa identifikimi i viktimave do të mund të përfundojë gjatë dy-tri ditëve deklaroi sot ministrja ruse e Shëndetësisë dhe Zhvillimit Shoqëror, Tatjana Golikova.

Ajo theksoi se në Moskë dje kanë arritur 132 familjarë të viktimave të cilët do t'i identifikojnë personat e pajetë.

Në afërsi të Smolenskut rus të shtunën u rrëzua aeroplani me të cilin udhëtonte presidenti polak Leh Kaçinski dhe delegacioni shtetëror. Ata duhej të merrnin pjesë në  komemoracionin e qindra oficerëve polakë të cilët rusët  i kanë qëlluar në vitin 1940 në Pyllin e Katinit.

Në fatkeqësinë e aeroplanit humbën jetën 97 persona në mesin e të cilëve edhe guvernatori i Bankës qendrore të Polonisë, Sllavomir Skizhpek, shefi i Shtatmadhorisë së ushtrisë polake Françishek Gagor, zëvendës-ministri i Punëve të Jashmte Andzhej Kremer dhe funksionarë tjerë të lartë.

Në Poloni filloi zi shtatëditore, ndërsa sot është shpallur ditë zie në Rusi, Ukrainë dhe në Bashkimin Evropian.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail