Presidenti polak Leh Kaçinski do të varroset të shtunën

Varshavë, 12 prill (MIA) - Presidenti polak Leh Kaçinski, i cili para dy ditëve e ka humbur jetën në fatkeqësinë e aeroplanit së bashku me bashkëshorten e tij dhe funksionarë të lartë nga Polonia, do të varroset të shtunën, ndërsa pritet në varrimin të marrë pjesë edhe presidenti rus Dmitrij Medvedev dhe kolegu i tij amerikan Barak Obama, publikoi gazeta polake "Gazeta viborça".

""Presidenti rus Medvedev dëshiron të marrë pjesë në varrimin e kolegut të tij polak. Pres që tërë bota të vijë në Varshavë", deklaroi ministri polak i Punëve të Jashtme Radosllav Shikorski, duke shtuar se ekziston mundësia që në ceremoninë e varrimit të marrë pjesë edhe shefi i shtetit amerikan.

Zëvendës-shefi i kabinetit presidencial, Jacek Sashin theksoi se anëtarët e zyres së Kaçinskit dhe të kryeministrit Donald Tusk sot duhet t'i shqyrtojnë planet për varrimin.

Në afërsi të vendit Smolensk, Rusi, të shtunën u rrëzua aeroplani me të cilin udhëtonte presidenti polak Leh Kaçinski dhe delegacioni shtetëror. Ata duhej të marrin pjesë në komemoracionin e mijëra oficerëve polakë, të cilët rusët i kanë pushkatuar në vitin 1940 në pyllin Katin.

Në fatkeqësinë e aeroplanit jetën e kanë humbur 97 njerëz, mes të cilëve edhe guvernatori i Bankës qendrore të Polonisë Sllavmomir Skzhipek, shefi i Shtatëmadhorisë së armatës polake Françishek Gagor, zëvendës-ministri i Punëve të Jashtme Anzhej Kremer dhe funksionarë të tjerë të lartë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail