Presidenti polak Leh Kaçinski do të varroset të dielën në Vavel, në afërsi të Krakovit

Varshavë, 12 prill (MIA) - Presidenti polak Leh Kaçinski dhe bashkëshortja e tij Marija, të cilët e kanë humbur jetën në fatkeqësinë e aeroplanit në qytetin rus Smolensk, do të varrosen në ora 12 të dielën në varrezat e Katedralës në pallatin Vavel në Krakov, në pjesën jugore të vendit. Sipas zëdhënësit të Qeverisë polake Pavel Grash, familja e presidentit ka vendosur pikërisht në Vavel të varroset çifti i parë bashkëshortor.

Në katedralën në pallatin Vavel janë varrosur shumë mbretër dhe presidentë. Pikërisht aty është varrosur edhe babai i pavarësisë polakee, marshali Jozef Pilsudski, si dhe gjenerali Vlladisllav Shikorski, i cili ishte në krye të Qeverisë polake në dëbim në Londër gjatë Luftës së dytë botërore, i cili njëjtë si Kaçinski, e ka humbur jetën në fatkeqësinë e aeroplanit. Shikorski e ka humbur jetënmë 4 korrik të vitit 1943, kur aeroplani i forcave ushtarake mbretërore të Britanisë, me të cilin ka udhëtuar, u rrëzua në det, pak para fluturimit nga Gjibraltari.

Në afërsi të vendit Smolensk, Rusi, të shtunën u rrëzua aeroplani me të cilin udhëtonte presidenti polak Leh Kaçinski dhe delegacioni shtetëror. Ata duhej të marrin pjesë në komemoracionin e mijëra oficerëve polakë, të cilët rusët i kanë pushkatuar në vitin 1940 në pyllin Katin.

Në fatkeqësinë e aeroplanit jetën e kanë humbur 97 njerëz, mes të cilëve edhe guvernatori i Bankës qendrore të Polonisë Sllavmomir Skzhipek, shefi i Shtatëmadhorisë së armatës polake Françishek Gagor, zëvendës-ministri i Punëve të Jashtme Anzhej Kremer dhe funksionarë të tjerë të lartë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail