Aeroplani i Leh Kaçinskit ka filluar të aterojë pa leje, pohon një dispeçer rus

Moskë, 13 prill (MIA) - Bordi i aeroplanit të presidentit polak nuk u dakordua me instruksionet e kullës së kontrollit në Smolensk dhe nuk transmetonte informacione kryesore për lartësinë e makinës gjatë aterimit, pohon koloneli nga rezerva Anatoli Muraviev, i cituar nga gazeta "Kosmolskaja pravda".

Më 10 prill Mraviev, ish-shef i sistemit të sigurisë së fluturimeve ushtarake, ndërsa tani aviodispeçer i njësiteve ushtarake, ka qenë në grupin e dispeçerëve në aeroportin "Sevrnij" në Smolensk, i cili duhej ta pranonte aeroplanin me delegacionin polak.

Sipas Muraviev, ditën e njejtë në aeroportin është dashur të aterojnë edhe dy aeroplanë. I pari JAK-40 ka ateruar me sukses, ndërsa i dyti IL-76 është riorientuar drejt aeroportit të Moskës "Vnukovë" për shkak të dukshmërisë së keqe në Smolensk.

"Aerpolani i tretë ka qenë ai presidencial Tu-154. Ai ka mbërritur më vonë, kur koha ka filluar të përkeqësohet", tha Muraviev. "Në fillim ai filloi të aterojë drejt pistës, pa mënjanime. Shefi tri herë i ka urdhëruar bordit që të bëjë rreth të dytë, por ekuipazhi nuk e dëgjoi edhe krahas asaj që dispeçerët paralajmëruan se dukshëmëria është e keqe dhe duhet të orieontohet drejt një aeroporti tjetër", tha Muraviev.

Në pyetjen çfarë kanë qenë veprimet e dispeçerëve në këtë situatë, Muraviev u përgjigj: "Kur ekuipazhi nuk i dëgjoi urdhërat, dispeçerët kanë mundur vetëm të vazhdojnë "ta udhëzojnë aeroplanin" dhe ta vëzhgojnë. Është bërë një kthesë, por menjëherë pas kësaj u rrëzua.

Në intervistën për sajtin infromativ "Lajf njuz", Pavel Plusnin, i cili e ka drejtuar aterimin e aeroplanit presidencial, gjithashtu pohoi se piloti nuk ka informuar për çfarë lartësia lëvizë makina.

Sipas Plusinit, dispeçerët i kanë propozuar pilotit ta orieontojnë drejt aeroportit rezerv, por ai ka refuzuar me fjalët: "Kam mjaft karburant, do të bëj një kthesë dhe nëse nuk arrij të ateroj do të shkoj në një aeroport rezerv".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail