Gjendet kutia e tretë e zezë nga aeroplani i rrëzuar polak në Smolensk

Moskë, 13 prill (MIA) - Kutia e tretë e zezë nga aeroplani i rrëzuar presidencial polak në Rusi është gjetur dje në vendin e fatkeqësisë, kumtoi në Moskë udhëheqësja e Komitetit ndërqeveritar rus për aviacion, Tatjana Anodina, transmetojnë agjencitë.

Kutia e tretë e gjetur është e prodhimit polak dhe do t'i nënshtrohet analizës në Poloni.

"Është marrë vendim që të plotësohet lutja nga ana polake që regjistratori plotësues eksploativ, i prodhuar në Poloni, të analizohet në Poloni me pjesëmarrje të ekspertëve tanë", deklaroi Anodina.

Ananliza e dy kutive të para të zeza nga aeroplani do të përfundojë deri nga fundi i javës, kumtoi zëvendës-kryeministri Sergej Ivanov në seancën e komisionit qeveritar për hetime të fatkeqësive, ku marrin pjesë edhe ekspertë polakë.

"Tani bëhet sinhronizimi i treguesve të kutive të zeza në raport folës dhe parametrik dhe identifikimin e zërave dhe zhurmave në kabinë", precizoi Ivanov.

Analiza e parë e ka hedhur poshtë mundësinë që fatkeqësia të jetë shkaktuar nga zjarri ose shpërthimi në trupin e aeroplanit, shtoi zëvendës-kryeministri rus.

"Përjashtohet edhe varianti për probleme teknike të aeroplanit. Motorët e tij tërë kohën kanë punuar normal", kumtoi Tatjana Anodina.

Shefi i komisionit, kryeministri rus Vlladimir Putin kërkoi koordinim të mirë të punës me përfaqësuesit polakë, "që të arrihet rezultat sa më objektiv nga hetimet".

Autoritetet ruse vlerësojnë se pilotët polakë nuk i kanë respektuar instruksionet e kontrollorëve rusë të fluturimit, të cilët kanë rekomanduar që aeroplani të aterojë në një aeroport tjetër për shkak të motit të keq në Smolensk.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail