Populli polak i jep nderimet Kaçinskit, por edhe kundërshton ai të varroset në mesin e kolosëve

Varshavë, 14 prill (MIA) - Polakët mbrëmë nga tetë orë qëndronin në radhë para Pallatit presidencial në Varshavë që heshturazi të kalojnë pranë arkivolit të presidentit Leh Kaçinski dhe bashkëshortes së tij Maria, të cilët të shtunën humbën jetën në fatkeqësinë e aeroplanëve në Smolensk, në pjesën perëndimore të Rusisë.

Edhe ata polakë të cilët asnjëherë nuk kanë votuar për Kaçinskin, siç njoftojnë mediat, erdhën t'i japin nderime pasi që ishte shef i shtetit, ndërsa vdiq duke shkuar ta plotësojë obligimin shtetëror - t'u japë nderimet e tij mijëra polakëve, robër lufte të cilët me urdhër të Stalinit në prill të vitit 1940 janë goditur në pyllin e Katinit në Smolensk.

Edhe krahas zisë kombëtare shtatë ditore, vendimi i mbrëmshëm sipas dëshirës së familjes, presidenti dhe zonja e parë të varrosen në mesin e kolosëve polakë në kriptën marshalli Xhozef Pillsudski në katedralen e kështjellës së vjetër mbretërore Vavell në Krakov shkaktoi kontradikta, madje edhe protesta në rrugët e këtij qyteti.

Në Internet, vetëm në Fejsbuk prej mbrëmë ekszistojnë gjashtë grupe të cilat kërkojnë polakët me referendum të vendosin nëse presidenti Kaçinski është i dinjitetshëm të prehet pranë mbretërve polakë siç është Jani i Tretë Sobjeski, fitues mbi turqët në Vjenë në vitin 1683.

"Jo në Vavell, në Povonzki. Qëndro në Varshavë", brohorisnin rreth 400 demonstrantë mbrëmë në Krakov.

"Është marrëzi që po protestojmë në kohë zie. Por në Vavell prehen njerëzit më të merituar të Polonisë. Unë e kam respektuar presidentin Kaçinski, por mendoj se nuk ka merita të jetë në shoqëri të këtillë", tha për televizionin polak TVN23 njëra nga vajzat e cila mban transparent "Nëse me të vërtetë është i dinjitetshëm të jetë pranë mbretërve?".

Politikanë e Platformës qytetare në pushtet të cilët e kanë tërë pushtetin, fuqishëm janë të vendosur ta respektojnë dëshirën e familjes si nuk do të akuzoheshin se e keqpërdorin tragjedinë.

Rojë nderi pranë arkivolit të presidentit dhe zonjës së parë sot mbajnë edhe kryeministri Donald Tusk dhe ministrat e tij. Ata në këtë vend i kanë ndërruar anëtarët e sindikatës Solidariteti ku Kaçinski ishte njëri nga liderët para rënies së regjimit komunist.

Presidenti dhe zonja e parë do të varrosen të dielën pasdite në Krakov. Vargani i varrosjes në të cilën do të jenë burrështetas botërorë në krye me presidentët e SHBA-së dhe Rusisë, Barak Obama dhe Dimitrij Medvedev dhe funksionarë të Bashkimit Evropian do të kalojnë nga katedralja në qendër të shseshit deri tek kripta nën katedralen e Vavellit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail