Ekuipazhi i aeroplanit polak nuk ka qenë i detyruar të aterojë në Smolensk, tregojnë rezultatet e para të hetimit

Moskë, 15 prill (MIA) - Ekuipazhi i aeroplanit të presidentit polak Leh Kaçinski, i cili të shtunën u rrëzua afër qytetit Smolensk, nuk ka marrë rekomandime nga VIP-udhëtarët e aeroplanit që detyrimisht të tentojë të aterojë në aeroportin e këtij qytetio perëndimor rus, tregojnë të dhënat e para, kumtoi sot një burim i afërt i hetimeve, transmetojnë agjencitë ruse.

Ai saktësoi se deri në këtë moment nuk është gjetur asnjë konfirmim madje i vogël se dikush nga VIP-udhëtarët ka kërkuar nga piloti ta aterojë aeroplanin në Smolensk.

Ka përfunduar deshifrimi i kutisë së zezë, ku janë regjistruar bisedat në kabinën e pilotëve. nga bisedta e regjistruara të anëtarëve të ekuipazhit asgjë nuk çon në atë se mbi ta është kryer ndonjë presion, sqaroi burimi.

Të gjithë 96 personat në aeroplanin e presidenti polak Tu-154 e kanë hubmur jetën në fatkeqësinë afër qytetit Smolensk. Ajo ka ndodhur në situatë të mjegullës së dendur. Kontrolli i fluturimit të aeroportit në qytetin rus ekuipazhit polak i ka rekomanduar të mos aterojë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail