Përforcohet aktiviteti i vullkanit të Islandës, pohon një vulkanolog islandez

Rejkjavik, 15 prill 2010 (MIA) - Aktiviteti i vullkanit në Islandë, hedhja e hirit e të cilit sot e ka penguar qarkullimin ajror mbi Evropën Veriore, përforcohet, tha vulkanologu Arman Hoskuldson.
 
Vullkani që ka shpërthyer në Islandë, ka shkaktuar ndërprerje të trafikut ajror në Britani si dhe vende të tjera të Evropës veriore.

Hiri që po del nga vullkani shkakton rrezik për aeroplanët.

Reja e hirit është krijuar pas shpërthimit të një vullkani që gjendej nën një akullnajë në jug të Islandës.

Më shumë se 800 njerëz janë evakuuar të mërkurën nga shtëpitë e tyre në atë zonë, pasi u raportua se akullnaja po shkrinte.

Të enjten në mëngjes ndërpreja e trafikut ajror u shtri nga Britania deri në vendet skandinave.

Shumica e aeroporteve britanike ose kanë ndërprerë ose kanë ulur dukshëm punën.

Aeroportet e tjera të prekura janë edhe ato të Finlandës, Norvegjisë dhe Suedisë.

Meteorologët thonë se reja e hirit do të vazhdojë të lëvizë në drejtimin juglindor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail