Për shkak të aktivitetit vullkanik në Islandë, është mbyllur hapësira ajrore edhe mbi Poloni, janë anuluar fluturimet ajrore nga Japonia dhe Australia për në Evropë

Varshavë, 16 prill 2010 (MIA) - Për shkak të reve nga hiri vullkanik, sot prej orës 10 sipas kohës lokale do të mbyllet e tërë hapësira ajrore mbi Poloninë, kumtoi zëdhënësi i aerokompanisë polake "LOT", Jacek Balcer.

Ai shtoi se të gjitha fluturimet janë anuluar deri në orën 18. Ndërkohë, meteorologët po përmbahen nga parashikimet afatgjata, duke sqaruar se gjendja po ndryshon çdo orë.

Për shkak të problemeve të cilat i shkaktoi aktiviteti vullkanik, aerolinjat australiane "Kantas" i anuluan fluturimet deri në aeroportet e mëdha ndërkombëtare në Londër dhe Frankfurt.

Fluturimet deri në Evropë i anuluan edhe dy aerokompanitë japoneze "Xhal" dhe "Ol Nipon eruejs".

Aeroporti i Frankfurtit, i cili është më i madhi në Gjermani dhe i treti për nga madhësia në Evropë, do të jetë i mbyllur prej orës tetë sipas kohës lokale. Prej mbrëmë janë mbyllur aeroportet në Berlin, Hamburg, Hanover dhe Bremen. Tani për tani nuk ka rrezik për aeroportin në Munih.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail