Franca dhe shtete të tjera kundër heqjes sl vizave për BeH-në, pohojnë diplomatët

Bruksel, 7 tetor 2010 (MIA) - Përveç Francës, e sila sugjeron garanca plotësuese se kriteret për heqjen e vizave për BeH-në do të respektohen, në bruksel po flitet se edhe Holanda dhe Danimarka, e ndoshta edhe Finlanda është e mundur që të mos dakordohen për heqjen e vizave për BeH-në dhe Shqipërinë, lajmërojnë mediumet boshnjake.

Franca do të mund të ketë dy motive për shtyerjen e "dritës së gjelbër" për heqjen e vizave.

Arsyeja e parë janë moskuptimet ndërmjet presidentit francez, Nikolla Sarkozi dhe komisares evropiane, Vivien Reding për çështjen e dëbimit të romëve. Është e zakonshme që një vend-anëtar të tregojë pakënaqësi ndaj KE-së me atë që bllokon projekte të saja. Diplomatët mendojnë se kjo mund të ndodhë edhe tani sepse liberalizimi i regjimit të vizave për BeH-në dhe Shqipërinë shihet si punë e Komisionit.

Motivi i dytë do të mund të ishte vendimi i Sarkozit për të mos lejuar popullim të romëve rumunë dhe bullgarë që mori mbështetje nga francezët. Parisi ka interes të tregojë në opinion se është i rreptë në vendime të ngjajshme, ndërsa liberalizimi është një prej tyre.

Sipas diplomatëve, nëse Parisi vendos për një hap të tillë, ai do të ishte afatshkurtë.

Gjatë debatit në Parlamentin evropian para votimit të sotëm për heqjen e regjimit të vizave për BeH-në dhe Shqipërinë, deputetët evropianë i bënë thirrje Parisit që të mos e frenojë atë proces për shkak të politikës së brendshme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail