Viktima e parë e gripit A në Poloni

Varshavë, 10 janar 2011 (MIA) - Në Poloni është regjistruar rasti i parë i personit i cili vdiq si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga infektimi me virusin H1N1 të gripit të tipit A këtë vit, njoftoi sot Inspektorati sanitar polak.

Në kumtesë thuhet se bëhet fjalë për burrë të moshës prej rreth 50 vjeç i cili vdiq dje në spital në qytetin Slupsk.

Burri vdiq si rezultat i një sërë komplikimesh të sistemit frymëmarr[s dhe vaksular. Prezenca e virusit H1N1 në trupin e tij është konfirkuar në mënyrë laboratorike, thuhet në kumtesë.

Në Poloni deri tani janë konfirmuar disa raste të personave të infektuar nga gripi A, midis të cilëve edhe dy mjekë nga qyteti Krakov, të cilët janë infektuar nga një paciente.

Gjatë vitit të kaluar si pasojë e infektimit nga virusi H1N1 në Poloni kanë vdekur 12 persona. Për dallim nga shumica e shteteve evropiane Polonia refuzoi të blejë vaksina kundër virusit H1N1, me arsyetim se ato nuk janë testuar mjaft.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail