Eshton nuk e pranoi propozimin e europarlamentarëve për njohjen e opozitës libiane

Strazburg, 9 mars 2011 (MIA) - Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Ketrin Eshton i habiti sot deputetët në Parlamentin Evropian me atë që refuzoi ta pranojë propozimin e tyre për pranimin e Këshillit kombëtar opozitar të Libisë, i formuar kundër presidentit libian Moamer Gadafi.

"Vendimi duhet të miratohet nga Këshilli i liderëve shtetëror dhe qeveritar (Këshilli Evropian)", deklaroi Eshton pas bisedave në Europarlamentin, ku të gjitha grupet e mëdha parlamentare kërkuan që BE-ja ta pranojë Këshillin kombëtar libian.

Nënkryetari i të Gjelbërve në PE-në, Daniel Kon- Bendit Theksoi se mandati i Eshtonit e detyron se duhet t'i përfaqësojë propozimet e vendeve anëtare të BE-së.

"Do të dëshironim që në mënyrë serioze të shikoni në rolin tuaj. Jeni të detyruar t'ia paraqisni këtë propozim liderëve evropian, ose përndryshe do të ndodhë krizë e rëndë mes juve dhe Parlamentit Evropian", e paralajmëroi Kon- Benditin shefja e diplomacisë evropiane.

Në deklaratën e tillë, Eshton u përgjigj se nuk pranon paralajmërim për krizë të madhe.

"Një qeveri duhet të njihet nga Këshilli Evropian i cili do të takohet të premten në Bruksel", shtoi Eshton.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail