Uiliam Hejg kërkoi nga NATO t'i intensifikojë bombardimet mbi Libinë

Londër, 12 prill 2011 (MIA) - Ministri britanik i Punëve të Jashtme Uiliam Hejg sot kërkoi nga NATO t'i intensifikojë bombardimet mbi caqe në Libi dhe mbi pozicionet e armatës libiane, e cila iu bë lojale kolonelit Moamer Gadafi, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Londra.

Hejg konsideron se "Gadafi ende ka armatim të rëndë" i cili edhe më tej paraqet "kërcënim për popullatën civile libiane".

Paraprakisht edhe shefi i diplomacisë franceze Alen Zhype angazhohej për vazhdim të bombardimit të përforcuar ndaj forcave të Gadafit.

Reagimi i dy ministrave vjen pas kritikave të ashpra të javës së kaluar që kryengritësit në Libi ia drejtuan NATO-s. Në intervistën për "Gardian" një prej udhëheqësve të kryengritësve e akuzuan Aleancën se paraqet problem më të madh për ta se sa forcat lojale të Gadafit, sepse e ka zvogëluar vëllimin e sulmeve ajrore.

"Zvogëlimi i bombardimeve të NATO-s u ndihmon forcave të Gadafit që të fitojnë epërsi në front", theksoi njëri prej komandantëve të forcave të armatosura, i pakënaqur që forcat e tij duhej të tërhiqen drejt Bengazit.

Ministri britanik Hejg edhe një herë kërkoi që udhëheqësi libian të largohet nga pushteti.

Mediat në Londër pohojnë se diplomacia britanike po përpiqet që ish-ministri libian i Punëve të Jashtme Musa Kusa, i cili do të udhëtojnë në Doha në takimin e kontakt grupit për Libinë, të takohet me përfaqësuesit e autoriteteve "të reja" libiane.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail