Në Minsk janë arrestuar disa persona lidhur me sulmin në metro

Minsk, 12 prill 2011 (MIA) - Zëvendës-prokurori i Bjellorusisë, Andrei Shved, deklaroi se disa njerëz janë arrestuar në lidhje me sulmin e djeshëm me bombë në metronë e kryeqytetit Minsk.

Por, ai nuk ka dhënë hollësi të tjera.

Ditën e sotme më herët, ministri i Brendshëm bjellorus, Anatol Kulyashou, tha se policia e kishte krijuar portretin e dy meshkujve të dyshuar, duke i shfrytëzuar përshkrimet e dëshmitarëve.

Nga sulmi i djeshëm me bombë në metro janë vrarë 12 vetë, ndërsa 150 të tjerë janë plagosur, përfshirë edhe 22 vetë, që janë në gjendje serioze shëndetësore.

Policia në Bjellorusi sot ka bërë kontrollime në rrugë, stacione dhe aeroporte.

Presidenti Aleksander Lukashenka ka vlerësuar se shpërthimi ishte përpjekje për destabilizimin e këtij vendi dhe theksoi se nuk e përjashton involvimin e të huajve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail