Konfirmohen nëntë viktima gjatë fundosjes së anijes "Bullgaria" në Vollga

Moskë, 11 korrik 2011 (MIA) - Numri i viktimave të konfirmuara gjatë fundosjes së anijes turistike "Bullgaria" në lumin Vollga arriti në nëntë persona, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Gjendjeve të Jashtëzakonshme të Republikës Tatarstan, Marat Rahmatulin.

Ai shtoi se gjatë fundosjes në sallonin muzikor të anijes me siguri gjendeshin rreth pesëdhjetë persona.

Sipas shtabit operativ të Ministrisë në anije ndodheshin rreth 200 persona, prej të cilëve 148 kanë qenë turistë. Deri tani janë shpëtuar 79  persona - 50 udhëtarë, 23 anëtarë të ekuipazhit dhe gjashtë persona të cilët kanë udhëtuar pa bileta.

Gjatë gjithë natës ekipe polumbarësh kanë punuar në vendin e fatkeqësisë. Momentalisht aksioni shpëtues për gjetjen e udhëtarëve të tjerë por zhvillohet vështirë, për shkak se rrjedha e ujit po e kthen anijen nga njëra anë në tjetrën, e cila qëndron në thellësi prej 20 metra në thellësinë e lumit, ndërsa nga rezervoarët po rrjedhë karburant.

Sipas dispozitave në anije nuk duhej të kishte më shumë se 120 persona.

"Bullgaria" u fundos në fshatin Sekejevom, rreth 80 kilometra nga Kazali, qyteti më i madh në Tatarstan, në largësi prej 800 kilometrave nga Moska.

Stacioni televiziv "Rosia" publikoi se anija është ndërtuar në vitin 1955, në Çekosllovakinë e atëhershme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail