Ekipet për shpëtim nxorën 48 trupa nga anija e mbytur "Bullgaria"

Moskë, 11 korrik 2011 (MIA) - Dyzetë e tetë trupa të udhëtarëve të mbytur të anijes "Bullgaria", e cila u mbyt në lumin Vollga, janë nxjerrë deri më tani, kumtuan autoritetet e republikës ruse Tatarstan.

Sipas të dhënave të fundit të anijes, e cila u mbyt dje, ka pasur 208 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, nga të cilët 80 janë shpëtuar. Deri më tani janë identifikuar tre nga trupat e nxjerra të viktimave.

Autoritetet theksuan se në vendin e fatkeqësisë në mënyrë intensive punohet në nxjerrjen e trupave të tjera. Operacioni i polumbarëve është vështirësuar për shkak të rrjedhës së fuqishme të ujit të Vollgës, ndërsa për shkaqe teknike nën ujë për një herë nuk mund të gjinden më shumë se katër polumbarë.

Pritet shumë shpejtë të fillojnë kontrolle të ashpra të gjendjes teknike të anijeve në Rusi dhe mënyrën me të cilën shfrytëzohen ato.

Ministri rus i mbrojtjes civile, situatave të jashtëzakonshme dhe likuidimit të pasojave nga katastrofat natyrore, Sergej Shojgu deklaroi se në anijen e mbytur ka pasur edhe udhëtarë të cilët nuk janë regjistruar.

Autoritetet shprehën habi se si në një anije të vjetër siç është "Bullgaria", e cila ka kapacitet për 140 persona, ka pasur mbi 200 udhëtarë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail