Obama në bisedë telefonike me Medvedevin i shprehu ngushëllime për viktimat nga mbytja e anijes "Bullgaria"

Moskë, 11 korrik 2011 (MIA) - Presidenti amerikan Barak Obama shprehu sot ngushëllime në një bisedë telefonike me presidentin rus Dimitrij Medvedev për fatkeqësinë tragjike me mbytjen e anijes turistike "Bullgaria" në lumin Vollga.

Sipas informacioneve të fundit, prej 208 personave, sa kanë qenë në anije, janë shpëtuar 80. Tani për tani janë nxjerrë 64 trupa. Në Rusi nesër është shpallur ditë zie kombëtare.

Rreth 50 polumbarë janë angazhuar në operacionin për nxjerrjen e trupave të viktimave të anijes, e cila ndodhet në 20 metra thellësi.

Obama dhe Medvedev kanë biseduar edhe për domosdoshmërinë e përshpejtimit të procesit të harmonizimit të qëndrimeve për hyrjen e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë, si dhe për çështje rajonale dhe ndërkombëtare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail