Në anijen e mbytur "Bullgaria" ka pasur 192 udhëtarë

Moskë, 12 korrik 2011 (MIA) - Gjatë fatkeqësisë së anijes "Bullgaria" sipas të dhënave të fundit ka pasur 192 udhëtarë, e jo siç deri tani konsiderohej 208 persona, kumtoi Komisioni hetues rus.

Janë shpëtuar 79 persona, ndërsa deri tani u konfirmua vdekja e 88 personave, por mendohet se jetën e kanë humbur të paktën 116 persona.

Është ngritur akuzë kundër drejtorit të kompanisë, e cila e ka eksploatuar anijen edhe kundër një eksperti nga regjistri rus i lumenjve. Ata janë akuzuar se nuk kanë qenë të respektuar kushtet për lundrim të sigurtë dhe nga pakujdesia është shkaktuar vdekja e dy ose më shumë personave. Sipas këtij paragrafi nga ligji penal është parashikuar dënim me burg deri dhjetë vite. U konfirmua se kompania nuk ka lidhur marrëveshje me ekuipazhin, si dhe nuk ka pasur sigurim.

Akuza do të ngriten edhe kundër kapitenëve të dy anijeve, që i kanë lënë pa ndihmë udhëtarët e anijes së mbytur "Bullgaria". Sipas dëshmitarëve, në afërsi të fatkeqësisë së anijes, që ndodhi të dielën, kanë kaluar dy anije transportuese, por nuk u kanë ofruar ndihmë personave që kanë qenë në ujërat e lumit Vollga.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail