E Martë, 07.09.2010

  IDIVIDI Meny
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Shqip / Lifestyle / Kuriozitete

6 politikanët më të pasur Amerikanë

Këta janë gjashtë politikanët më të pasur në Shtetet e Bashkuara. Kjo listë përfshin titullarët e gjallë dhe ata që kanë ndërruar jetë, kandidatët për zgjedhjet presidenciale, senator dhe guvernator dhe të tjerë të cilët vetëm janë emëruar.

Duhet theksuar se pjesa më e madhe prej tyre nuk janë bërë të pasur për arsyen se janë politikanë, ata vijnë nga familje të pasura, si në rastin e John Karry dhe Julius Curtis i riu.

Vendin e parë të listës e mban Michael Rubens Bloomberg, me 11.5 miliardë dollarë. Michael Bloomberg ka lindur më 14 shkurt të vitit 1942 dhe është një biznesmen, filantropist amerikan.

Në të njëjtën kohë ai është dhe kryetar i bashkisë së Nju Jorkut. Ai u bë i pasur si themeluesi i kompanisë së lajmeve dhe të dhënave "Bloomberg L.P.".

Edhe pse gjatë gjithë jetës ka qenë Demokrat, ai kandidoi në votimet e Republikanлve dhe u zgjodh kryetar bashkie në vitin 2001, më pas u zgjodh për një mandat të dytë në vitin 2005.

Është përmendur shpesh si një kandidat i mundshëm i pavarur në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008 dhe i hodhi zjarri këtij spekulimit kur u largua nga Partia Republikane në qershor të vitit 2007.

Vazhdimisht ka mohuar çdo plan për të kandiduar dhe tha në median televizive se fakti se do të kandidonte për president të SHBA-së ishte vetëm thashetheme.

Michael Bloomberg Kryetar i bashkisë së Nju Jorkut 5.0 miliardë dollarë



H. Ross Perot Kanddat për President në SHBA 4.2 miliardë dollarë



Tom Golisano Kandidat për guvernator i Nju Jorkut 1.1 miliardë dollarë



Arnold Schwarzenegger Guvernator i Kalifornisë 800 milionë dollarë



Pete Coors Kandidat në vitin 2004 për Senat 750 milionë dollarë



John Kerry Senator i SHBA-së nga Masaçusets 525 milionë dollarë




Lindi dy fëmijë rrugës për në spital
"Burger king" shitet për 3,26 miliardë dollarë
Seksi dhe barku!
Amerikani i mbijetoi rënies nga kati i 40-të
Joshja seksuale në mendjen tuaj!
Gruaja i jep gji viçit katër herë në ditë
Artisti irakian krijon skulptura nga armët
Ëndrrat, fantazitë, pasionet dhe tabutë
15 mijë për një kukull me pamjen e ish-të dashurës
Bangkok, tigri vihet në gjumë e fshihet në valixhe
  IDIVIDI Sherbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
 
 
WEBmail
IDIVIDI™, сите права задржани : Македонски Телеком - 2004
преземи