E Hënë, 19.05.2008

  IDIVIDI Meny
Избори 2008
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Shqip / Lifestyle / Kuriozitete

5_A E DINI SE ...

∙ Sipas "Shoqërive të Bashkuara Biblike", Bibla (ose pjesë të saj) është përkthyer në më shumë se 2 200 gjuhë! Megjithatë, kjo është vetëm një e treta e 6 500 gjuhëve të botës që njihen sot.

∙ Të shikuarit e shumë të televizionit e dëmton shumë kujtesën, kështu që, si kundërveprim mund të zgjidhni fjalëkryqe dhe po ashtu edhe të hani shumë peshk. Këtë hulumtim e ka bërë shkencëtari australian, Nensi Paçanom, në një anketë online, të publikuar nga "Reuters".

∙ Në vitin 1795, një nëpunësi në Berlin i lindi ideja që shtëpitë në qytet të shënoheshin me numra, kurse emërimi i rrugëve është bërë shumë më vonë.

∙ Skandinavët dikur kanë prodhuar litarë shumë të fortë duke shfrytëzuar rrënjët e drurëve, sidomos të pishës.

∙ Nervi optik i syrit përbëhet prej 500 mijë fijesh, të cilat nëse renditen njëra pas tjetrës do të arrinin gjatësinë 60 kilometra.

∙ Pika më e lartë në botë, është Mont Everest. Lartësia e saj arrin në 8.848 metra. Për herë të parë e pushtuan alpinistët e Zelandës së Re, me në krye Edmund Hilarin, më 29 maj 1953.

∙ Thellësia më e madhe detare në botë, është në ishujt Mariana. Kjo thellësi arrin në 11.033 metra.

∙ Ishulli më i madh në botë është Grenlanda, me sipërfaqe 2.175.600 km katror. Gadishulli më i madh në botë është ai i Arabisë, me sipërfaqe 2.730.000 km/katrorë. Oqeani më i madh është Paqësori. Sipërfaqja e tij është 179.680.000 km/katrorë kurse oqeani më i vogël është Oqeani i Ngrirë i Veriut, që ka 14.090.000 km/ katrorë.

∙ Qyteti më i madh në botë është Meksiko Siti dhe ka mbi pesëmbëdhjetë milionë banorë.

∙ Telefonin e parë e zbuloi Aleksandër Graham Bell, më 1875.

∙ Vëllezërit Orvil dhe Virbur Urajt, më 17 dhjetor të vitit 1903, të parën bënë fluturimin me aeroplan motorik në Kiti Hejk të SHBA-ve.

∙ Ora më e saktë e botës, gabon vetëm një sekondë në 200 milion vjet. Në një dyqan të mbushur me orë të vjetra, asnjëra prej tyre nuk rreh njëlloj. Kjo sepse minutë pas minute, javë pas jave, shumica e pajisjeve që masin kohën e humbin saktësinë.

∙ Afro 70 lloje qeniesh të gjalla janë në gjendje "të bëjnë punën" e sizmologëve.

∙ 217 milionë njerëz luajnë përditë lojëra online.

To Be Continued…


Muzika shton shijen e verës
6_A E DINI SE ...
Ministrja më e bukur në botë
Piktura e Bacon, shitje rekord në ankand
5_A E DINI SE ...
Afro 1800 njerëz pozojnë nudo
4_A E DINI SE ...
Mësuesja shfaqet lakuriq në gazetë
Marihuana në moshë të re shkakton vartësi
3_A E DINI SE ...
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Апел за помош
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
WEBmail
user:
pass:
Логирање на Web пошта
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи