
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Lifestyle / Kuriozitete
6_A E DINI SE ...
∙ Kirk Daglas, ky aktor i famshëm ka xhiruar 82 filma. K.Daglas ka origjinë çifute dhe emri i vërtetë i tij është Issur Danielovich. Këtë emër e ndërroi pasi mbaroi gjimnazin, për shkak të diskriminimeve që iu bënë sepse ishte çifut.
∙ Streptomicina, është antibiotik që është zbuluar më 1944 nga shkencëtari Sallman Vacllav.
∙ Forcat bërthamore janë me intensitet më të madh se të gjitha forcat e tjera të njohura në natyrë.
∙ Anglia konsiderohet si djepi i partive politike.
∙ Shqipëria zë vendin e shtatë në botë për përdoruesit e duhanit në raport me numrin e popullsisë. 800 mijë paketa shiten në ditë, ose secili pi nga 19 cigare.
∙ Elefanti afrikan, me gjithë peshën e tij të rëndë, mund të vrapojë me shpejtësi rreth 40 km/h duke ia kaluar edhe njeriut.
∙ Në botë, raca e bardhë përfshin 46% të popullsisë së përgjithshme botërore, raca e verdhë 36%, raca e zezë 6% dhe racat e përziera 12%.
∙ Budizmi, emri i këtij besimi rrjedh nga themeluesi i tij, Gaudam Budi (580-460 p.e.s.). Djepi i Budizmit është në Nepal, buzë Himalajeve.
∙ Vezën më të madhe e ka bërë një struc (shpend që jeton në shkretëtira të nxehta) nga Madagas dhe është e madhe sa 180 vezë pulash. Zogu ishte 3 m i gjatë, por nuk mund të fluturonte. Si këto vezë, ekzistojnë vetëm 30 kokrra në tërë botën. Shumica gjenden nëpër muze, vetëm tre janë marrë nga privatët. Njëra prej tyre është veza më e shtrenjtë e blerë deri më sot. Nuk besohet se ndonjë njëri do të dëshironte të paguante kaq shumë para për një kokërr vezë.
∙ Nëse nga Londra do të fluturonit me "Konkord" (avion që nuk përdoret më për shkak të një tragjedie) për në Nju-Jork, atje do të arrinit për dy orë.
To Be Continued…
|
|
|
 |
|
![]() |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
 |
WEBmail |
|
|
|
|
|
|