E Mërkurë, 15.10.2008

  IDIVIDI Meny
Клуб на пријатели
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Shqip / Lifestyle / Kuriozitete

Marrëdhënie, kohë, intimitet?!

Marrëdhëniet mes çiftit

Jeta në çift mund të shkojë mirë vetëm kur dy njerëz janë të dashuruar dhe arrijnë të krijojnë intimitetin e tyre. Por rreziku i parë që i kanoset është rënia në rutinë. Pikërisht për këtë problem kaq serioz nuk ka ditë që gazetat dhe revistat të mos kenë të publikuar një artikull, që të mos flitet në radio apo në televizor, që të mos i kërkohet një këshillë një miku apo mikeje të zemrës apo edhe një eksperti. Në kohët e sotme kur stresi është bërë pjesë e pandashme e ditëve tona, të dëgjosh që një çift ka një marrëdhënie perfekte është gati e pamundur. Gjithmonë do të ketë një arsye për të prishur atë që të gjithë e kërkojnë, perfeksionin, pasi patjetër do të dalë diçka që nuk do të funksionojë si duhet. Megjithatë qenia njerëzore e rritur është në gjendje të krijojë një raport intim me një individ të seksit tjetër me qëllim që ky raport të jetë i fortë dhe i gjatë në kohë.

Lidhjet që zgjasin në kohë

Kohët në të cilat jetojmë kërkojnë më tepër vetëdije për rëndësinë e lidhjeve sociale me njerëzit e shoqëruar me një dëshirë në rritje për të kënaqur nevojat dhe për të hyrë me të tjerët në lidhje intime, të forta, ekskluzive, për ta kuptuar, respektuar dhe mbështetur fort njëri tjetrin. Me një fjalë kërkohen lidhje intime që të zgjasin në kohë. Njeriu nga natyra është mjaft social dhe ka nevojë që të përballet me të tjetër, të ndjehet pjesë e një grupi, të hyjë në relacione të ndryshme, ku ai arrin të kuptojë se çfarë e dallon dhe çfarë e bashkon me të tjerët. Autonomia individuale dhe aftësia për të dashur shkojnë bashkë derisa një njeri të arrijë pavarësinë e vërtetë të tij, të jetë i vetëdijshëm për atë që është dhe sa më shumë që të maturohet në këtë aspekt aq më shumë është në gjendje që të hyjë në intimet me tjetrit pa cënuar unin e tij.

Intimiteti i suksesshëm

Aftësia për të komunikuar, për të respektuar, për të pranuar limitet reciproke, për të vlerësuar potencialitetet e secilit, për të ndarë dhimbjet dhe pasiguritë, për të falur dhe toleruar gabimet, janë disa nga çelësat magjikë që garantojnë një mbarëvatje dhe intimitet të suksesshëm në marrëdhëniet mes dy njerëzve. Sipas disa studimeve, nëse dy njerëz ndjehen në intimitetin e tyre, kjo shoqërohet me një sërë të mirash si: humori i tyre është më i mirë, vështirësitë kalohen më kollaj, fizikisht individët ndjehen shumë më mirë, zemra funksionon më mirë, lëkura bëhet më e bukur, luftohet stresi dhe së fundi jetohet më gjatë. Por sa na lejon jeta që bëjmë të kemi pjesën tonë intime, ta ruajmë atë me fanatizëm, apo përkundrazi ndarja e këtij intimiteti me të tjerët na duket një gjë fare normale? Le të diskutojmë më në detaje për këtë problem.


"Nëpër rrugët e Shkupit nga rinia e Nënës Terezë"
TEHNOMA 2008 në Panairin e Shkupit për të 34-ën herë
Muzikë e lartë me kufje? Kujdes dëgjimin
Deshirat seksuale, mashkull-femer!
20 këshilla për flokë të bukura dhe të shëndosha
Roboti që ngjan si një vajz e vogël!
Rekordi i ri Ginis në shikim më të gjatë të filmave është 123 orë
Fiton 7 milionë paund në llotari!
Takat e larta, sensuale por të dëmshme
Marrëdhënie, kohë, intimitet?!
vibe tribe
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
 
корисничко име
лозинка
WEBmail
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи