
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Lifestyle / Kuriozitete
|
|
Roboti që ngjan si një vajz e vogël!
Japonia duket e pakalueshme në prodhimin e robotëve shumefunksionale me pamje njerëzore. Shpikja e fundit quhet Repliee R-1, një android që ka lindur nga mendja e një studiuesi në departamentin e krijimit të robotëve, në Universitetin e Osaka-s.
Krijesa ngjan shumë më një vajzë 5-vjeçare dhe është prezantuar për publikun gjatë panairit teknologjik në Tokyo.
Repliee R-1 është versioni i fundit i robotëve mbi të cilin një grup inxhinierësh japoneze po punonin që nga viti 2003. Është një vajzë e re japoneze e mbuluar nga një lëkurë fleksibël e krijuar nga silikoni.
Ajo zotëron një numër të madh qarqesh që i mundësojnë një lëvizshmëri më te madhe në krahasim me robotët e tjerë.
Sipas shpikësve, funksioni i saj është t’iu vijë në ndihmë të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara. Ndër cilësitë e tjera, asaj i kanë dhënë edhe dhuratën e fjalës.
Pak fraza, tamam siç mund të shprehet një vajzë në moshën e saj. Soqëria japoneze “Cyberdyne Inc” ka lajmëruar së shumë shpejt do fillojë prodhimin në seri të vajzës robot.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|