
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Lifestyle / Kuriozitete
|
|
Deshirat seksuale, mashkull-femer!
Shpesh meshkujt mendojnë se dëshira seksuale e femrave është ndryshe nga ajo që ata shfaqin vetë. Por sipas studimeve më të fundit, rezulton se femrat priren të kenë dëshira të përafërta seksuale me meshkujt edhe pse e kanë të vështirë t’i pranojnë apo t’i shprehin ato.
Nuk ka rëndësi se sa shumë jepeni pas një femre për ta bërë atë për vete, sa romantikë tregoheni për t’i shtuar edhe më shumë pikë vetes, kur vjen fjala për seks meshkujt marrin atë që japin. Nëse shpejtoheni për të kryer marrëdhënie seksuale, partnerja juaj mund t’u ndajë ose jo, kjo është zgjedhja e saj. Nëse nxitoheni, partneri juaj mund të përjetojë edhe dhimbje ose siklet në vend të kënaqësisë.
Gjithashtu shumë meshkuj të cilët nxitojnë për të kryer marrëdhënie seksuale, në fund ndihen të turpëruar dhe aspak në formë për herën tjetër.
Nëse jeni aq shumë të përqendruar në teknikë, harroni që jeni ju në rolin e protagonistit, pra të atij që udhëheq aktin seksual dhe përfundoni në një spektator.
Nëse jeni shumë i fokusuar në pozicionet e reja, rrezikoni të humbisni një ose më shumë kënaqësi që u dhuron seksi. Në rastin më të keq, nëse jeni shumë të shqetësuar rreth asaj çfarë po bëni, nuk do të mund ta ndaloni më afshin tuaj dhe akti seksual do të zgjasë kaq shumë sa partnerja juaj do të jetë e thatë, e lënduar, dhe me dëshirën më të madhe që ky takim seksual të mos ishte bërë kurrë.
Kur e gjithë eksperienca seksuale fokusohet në dëshirën për të kryer disa herë marrëdhënie dhe për t’i dhuruar partneres orgazma të shumëfishta, ju dhe partnerja juaj në fund të aktit mund të jeni të dy zhgënjyer, pasi nuk keni marrë aspak kënaqësinë që kishit menduar.
Në disa raste partneri priret të ushtrojë presion mbi femrën që ka në shtrat, e cila mund t’i përkeqësojë edhe më shumë gjërat, pasi nga ana e saj bëhet më e vështirë për të shtuar epshin dhe ndjerë kënaqësinë që do të dëshironit të përjetonit në atë çast.
Nëse e forconi mendjen dhe gjithë trupin tuaj gjatë aktit seksual, veç organeve gjenitalë, aktivizohen më shumë pjesë të trurit tuaj. Kjo është konfirmuar nga studimet më të fundit mjekësore që analizojnë lidhjen e trurit dhe orgazmës.
Eksperimentimi i meshkujve dhe femrave të cilat arrinin në orgazëm, pavarësisht problemeve të tyre me shtyllën kurrizore dhe humbjes së ndjeshmërisë, organet e tyre gjenitalë tregonin një lidhje mes forcës së trurit dhe bashkimit të parterëve për të lehtësuar kënaqësinë e një orgazme.
Nëse merrni më shumë kohë për t’u koordinuar me partnerin dhe veten tuaj për t’u fokusuar në kënaqësinë e të gjithë trupit dhe jo vetëm një pjese të veçantë të tij, atëherë do të evitoni tri gabimet më të zakonta të formës së kryerjes së seksit tek meshkujt:
Ngutja për të kryer marrëdhënie seksuale, krijimi i një akti seksual mekanik dhe derdhje e parakohshme. Duke ulur ritmin, qëndruar në të tashmen dhe duke i lejuar vetes suaj rrjedhjen natyrale të gjërave, duke përfshirë puthjet, komplimentet, masazhet, do të bëni të mundur krijimin e një energjie seksuale e cila do të përhapet në të gjithë trupin tuaj.
Seksi do të zgjasë më shumë dhe me pjesëmarrjen e të dy partnerëve, duke shtuar eksitimin seksual dhe kënaqësinë e një orgazme.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|