E Martë, 14.10.2008

  IDIVIDI Meny
Клуб на пријатели
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Shqip / Lifestyle / Kuriozitete

Muzikë e lartë me kufje? Kujdes dëgjimin

Londër, 13 tetor (MIA) - Një person në 10, mes atyre që dëgjojnë muzikë me zë të lartë duke përdorur kufjet për një orë në ditë, e për 5 vite me radhë rrezikojnë të humbasin dëgjimin.

Këmbana e alarmit vjen nga një studim i BE-së, i cili kërkon të merren në konsideratë të dhënat e studimit e të gjenden rrugët e mesme, që minimizojnë rrezikun e humbjes së dëgjimit.

Numri i evropianëve që dëgjojnë muzikë me kufje janë të shumtë, nga 50-100 milionë. Komisioni shkencor që u mor me këtë studim, ka arritur në përfundimin se 5-10% e përdoruesve manjakë të këtyure aparaturave mund të rrezikojnë dëgjimin, që në shifra i bie, 2.5-10 milionë njerëz, mes tyrë, në masë të gjerë fëmijë dhe adoleshentë.

Sipas rregullave të sigurisë evropiane janë konsideruar të rrezikshme nivelet rreth 100 decibel për dëgjuesit e muzikës, por disa kërkime të tjera, këtë kufi e konsiderojnë shumë të lartë. Ndërkohë që të rinjtë, synojnë gjithmonë e më tepër të ngrenë volumin, më shumë se 90 decibel kur dëgjojnë muzikë në vende të hapura, për të eleminuar zhurmën që krijon trafiku.

Melena Kuneva, komisare evropiane për konsumatorët ka konmentuar: Shumë të rinj, që dëgjojnë muzikë me kufje, duke përdorur edhe celularët dhe duke ‘ngulmuar’ për zë të lartë për shumë orë jo gjithmonë janë të ndërgjegjshëm për rrezikun që u kanoset.

Kjo nuk është më vetëm teori, por e mbështetur në studime të shumta. Aq më tepër, sipas studiuesve, rreziku shtohet nëse muzika e tillë dëgjohet gjatë netëve pa gjumë, e pa ndërprerje. Sipas studimit, zhurma nga muzika e lartë shkakton probleme edhe në rrahjen e zemrës. Nga 40 e 55 decibel situata acarohet dhe shtohen efektet negative në sistemin kardiovaskular dhe mbi këtë nivel, situata mund të bëhet e rrezikshme.


Muzikë e lartë me kufje? Kujdes dëgjimin
Deshirat seksuale, mashkull-femer!
20 këshilla për flokë të bukura dhe të shëndosha
Roboti që ngjan si një vajz e vogël!
Rekordi i ri Ginis në shikim më të gjatë të filmave është 123 orë
Fiton 7 milionë paund në llotari!
Takat e larta, sensuale por të dëmshme
Marrëdhënie, kohë, intimitet?!
Shpërblime për prostitutat "e mira"
Në internetit ka kërkuar vrasës me pagesë!
vibe tribe
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
 
корисничко име
лозинка
WEBmail
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи